Në Plenumin e Beratit, Enver Hoxha akuzoi rreptë disa nga bashkëluftëtarët e tij për vrasjen e kundërshtarëve

Në Plenumin e Beratit, Enver Hoxha akuzoi rreptë disa nga bashkëluftëtarët e tij për vrasjen e kundërshtarëve

Në raportin, të cilin e ka mbajtur Enver hoxha në Plenumin e Beratit kishte bërë një kritikë të rreptë kundër të gjithë atyre komunistëve e partizanëve që vrisnin kundërshtarët e regjimit, madje edhe fshatarë të thjeshtë pse kishin strehuar ballistë apo antikomunistë. Enver Hoxha në librin “Titistët” ka shkruar:

“Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike 20 katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me duzina njerëz e oficerë të dorës së dytë, të cilët, duke pasur besim të plotë në drejtësinë tonë…dorëzohen. Një punë e tillë s’është okazionale, por është i tërë toni që i është dhënë punës organizative të Partisë, ushtrisë. Jo vetëm te ushtari i thjeshtë, por edhe te anëtari i Partisë, ka humbur zemra e vërtetë e komunistit, e atij njeriu që i dhimbset jeta e tjetrit, që mendon më shumë për të zhdukur një njeri, i cili mund të ndreqet dhe t’i shërbejë vendit. Jo, shokët tanë e kanë humbur këtë gjë dhe në radhë të parë, udhëheqësit e përmbi ta, anëtarët e Komitetit Qendror. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin anëtarët e Partisë kokat e të cilëve bien pa peshuar mirë”.

Edhe lidhur me vrasjen e 67 ballistëve,  në Lushnje Enver Hoxha kishte kritikuar rëndë Mehmet Shehun. Ai asokohe kishte thënë: Ky gjest e errëson tablonë. Ky ekzekutim, shoku Mehmet, sikundër që e njeh edhe vetë në letrën që i çon shtabit, është i tepruar, pa vend dhe shumë i gabueshëm, pse në vend që të na sjellë fitime, na dëmton”…

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …