U nda nga jeta shkrimtari, publicist dhe aktivisti shoqëror Bahri Myftari

U nda nga jeta shkrimtari, publicist dhe aktivisti shoqëror Bahri Myftari

Më 11 nëntor 2016, u nda nga jeta shkrimtari, publicist dhe aktivisti shoqëror Bahri Myftari. Bahriu lindi në Elbasan në vitin 1944, në një familje të njohur. Atje u edukua dhe u shkollua dhe më pas kreu studimet në Institutin Pedagogjik dhe u diplomua si mësues. Profesionin më fisnik nën diell atë të mësuesit e ushtroi në disa fshatra të Elbasanit dhe më pas në qytetin e Elbasanit. Ai u dallua mbi shokët e tij për përkushtimin e edukimit të brezit të ri. Por ajo që e bëri një personalitet të njohur në Shqipëri dhe jashtë kufijve ishte aktiviteti si shkrimtar.  Ai filloi të botojë në moshë të re  dhe provoi disa gjini, dramën, reportazhin, por u shqua në gjininë e tregimeve. Ai botoi një korpus të vërtetë përmbledhje me tregime, që janë pritur e vlerësuar nga lexuesi i gjerë.

 

Ai botoi një korpus të vërtetë përmbledhje me tregime, që janë pritur e vlerësuar nga lexuesi i gjerë. Tregimet e tij u vlerësuan nga autoritete të njohura si Vath Koreshi, Perikli Jorgoni, Behar Gjoka, Koçi Petriti, Teodor Laço, Gëzim Zilja, Enver Lepenica, Qazim Shehu, Anastas Kondo, Bardhosh Gaçe etj. Të gjithë këta kanë vënë  në dukje veçoritë e tregimeve të tij që dallojnë dhe se prurjet e tij në fushën e letërsisë së ditëve tona janë me vlera. Në sistemin demokratik ai ishte një nga krijuesit dhe udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate dhe luftoi me të gjitha forcat për triumfin e idealeve demokratike. U shqua edhe në fushën e publicistikës, në krah të publicistëve të njohur Fahri Balliu, Astrit Nuri, Xhevat Mustafa etj ai dha kontributin e tij të vlefshëm për triufmin e ideve demokratike. Edhe në pension ai ishte njeri aktiv dhe ishte çdo ditë në punë, me shkrime publicistike, me tregime në shtypin e përditshëm, me pjesmarrje e diskutime në aktivitet kulturiore, në çdo rast duke dhënë mendimin e tij me guximin që e karakterizonte dhe me qytetari. Humbja e tij, është humbja e një intelektuali dhe shkrimtari që nuk bënte gjumë për problemet e shoqërisë sonë. Ngushëllime familjes. Qoftë i pa harruar emëri dhe vepra e tij letrare dhe shoqërore.

Albert Zholi

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …