Më 17 janar 2019 në Gjilan bëhen homazhe në nderim të heroit të kombit, Kadri Zeka në përvjetorin e rënies së tij

Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit, Kadri Zeka

Drejtues të  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 36 vjetorit të rënies heroike (17 Janar 1982) të  Kadri Zekës e që ndërlidhet me manifestimet e “Flakës së Janarit 2017”, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”. Fillimisht, Rektori  Bajram Kosumi ka pritur në zyren e tij përfaqësuesin e familjes së atdhetarit Kadri Zeka, njëherësh Deputet i Kuvendit të Kosovës,  Zenun Pajaziti  dhe Ilir Tahiri djali i dëshmorit Avdullah Tahiri. Me këtë rast, Rektori Kosumi tha se, ju duhet të jeni krenar me veprën madhore të familjarëve tuaj, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

Kurse, Zenun Pajaziti, familjar i atdhetarit Kadri Zeka, duke falënderuar  drejtuesit e UKZ-së për pritjen, tha se edhe pse kanë kaluar 36 vjet nga rënia e Kadriut, kujtimet për të dhe shokët e tij që bashkëvepruan  nuk mund t’i mundë tirania e kohës e as t’i kapë ndryshku i harresës. Më pas Rektori së bashku edhe me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm, Dekanët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …