leoni

Në postimet e tyre, me rastin e Epopesë së Dukagjinit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, nuk përmendin, Ramush Haradinajn

Në postimet e tyre, me rastin e Epopesë së Dukagjinit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, nuk përmendin, Ramush Haradinajn

Në postimet e tyre, me rastin e Epopesë së Dukagjinit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, nuk përmendin, Ramush Haradinajn. Ata jo vetëm që nuk kanë pranuar të marrin pjesë në manifestimin qendror, që u mbajt në Gllogjan, por ashtu si zakonisht, edhe kësaj radhe sipas shprehive inat-zeza, këta dy krerë të institucioneve, anashkaluan  me qëllim, përmendjen e emrit të Komandantit të  Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj, pa luftën e qëndresën e tij heroike me tërë familjen, nuk do të ishte shënuar kjo datë në kalendarin e luftës së UÇK-së. Ata janë mjaftuar të përmendin emrat e tre dëshmorëve, të rënë me 24 mars të vitit 1998, por me asnjë fjali  të vetme nuk e kanë shënuar dimensionin historik, që ka kjo betejë.  Injorimi, me mos përmendjen e emrave të kundërshtarëve politikë, tregon  urrejtje të papërmbajtur, për të mos thënë edhe çoroditëse, pasi të dy këta, Albin e Vjosë, përmendin me lehtësi dhe pa asnjë hezitim  emrat e mbiemrat e Aleksander  Vuçiqit, Daçiqit,  Vulinit, Radojçiqit e të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …