Në procesin gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, në Hagë, dëshmitari Bardhyl Mahmuti ka folur për veten dhe një libër të tij

Në procesin gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, në Hagë, dëshmitari Bardhyl Mahmuti ka folur për veten dhe për një libër  të tij. Ai është dëshmitar i mbrojtjes në Hagë, dhe po iu  përgjigjet  pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale. Dje tha se duke qenë pjesë e Lëvizjes Popullore ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së. Lidhur me veprimtarinë e tij në kuadër të UÇK-së, i njëjti tha se ka qenë i angazhuar në mbrojtjen politike të UÇK-së, për të arsyetuar në rrafshin diplomatik domosdoshmërinë e luftës çlirimtare të UÇK-së. Bardhyl Mahmuti ka folur për librin ‘‘Mashtrimi i madh’’. Sipas tij, ky libër është një analizë politologjike e asaj çfarë pjesërisht ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …