Tre serbë të Kosovës janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale: Krime lufte kundër popullatës civile

Tre serbë të Kosovës  janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”. Kështu bëri të ditur Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media. Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ndodhur në Vushtrri. Sipas policisë të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e kësaj komune. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …