leoni

Në qytetin e Vitisë u shpalos shtatorja e dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi

Me rastin e 41 vjetorit të lindjes së dëshmorit të kombit dhe ish luftëtarit të UÇK-së, Safet Rexhepi në qytetin e Vitisë, konkretisht para Qendrës së Mjekësisë Familjare u bë zbulimi i shtatores së këtij heroi. Në ceremoninë e zbulimit të shtatores kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtës në Republikën e Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve te UÇK-së, Selia Qendrore, babai i dëshmorit, Qemaj Rexhepi njëkohësisht është edhe përfaqësues i SHFD- UÇK në Viti , bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe shumë personalitete të tjera. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur një fjalë rasti ku ka folur për sakrificën e këtij dëshmori për lirinë që e gëzojmë sot dhe për amanetin për të gjallët. Thirrjes për ti dal Zot kësaj toke, iu përgjigjën bijtë e bijat më të mirë të vendit të cilëve nuk u mungoj asnjëherë gatishmëria për të qëndruar karshi stuhive e rrebesheve të pushtuesit. Kushtrimit të atdheut, iu përgjigj edhe dëshmori i kombit Safet Rexhepi, duke u radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, në luftimet e rrepta në Betejën e Koshares tek Rrasat e Zogut, ai ra për të mos vdekur kurrë. Ndërsa kjo shtatore që po e shpalosim sot, do të jetë udhërrëfyes për brezat e rinj, e për të treguar se sa e madhe ishte dashuria për atdheun, për Safetin dhe gjithë dëshmorët që u flijuan për liri” u shpreh Kryetari Haliti. Nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve e UÇK-së, Selia Qendrore dhe Babai i Dëshmorit Qemaj Rexhepi të cilët kanë folur për sakrificën e këtij populli për lirinë e Kosovës në veçanti të çlirimtarëve. Përndryshe në orët e paradites fillimisht janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku është nderuar dëshmori Safet Rexhepi, kurse zbulimi i shtatores së tij në qytet është bërë në orët e pasdites në një ceremoni rasti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …