Në Rahovec janë zhvilluar gara sportive

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, Bjondina Kleqka, ka marrë pjesë në ditën e tretë të Javës Sportive në komunën e Rahovecit, ku janë zhvilluar gara sportive në mes të Institucioneve Komunale, SHL-K, Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, Zjarrfikësve, Radoniqi dhe Policisë. Aktivitet i cili i priu me vend të parë Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike. Ky aktivitet është zhvilluar në sallën e sportit të SHMU “Isa Boletini” Rahovec. Këto aktivitete zhvillohen me qëllim që të gjallërojmë jetën sociale nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes në aktivitete sportive, duke krijuar kështu kulturë sa më sportive në komunë tonë. Përgëzojmë SHL-K dhe vullnetarë të kësaj shoqate Mats Blunck dhe Janko për iniciativën dhe bashkëpunimin me institucione komunale, po ashtu edhe Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike për kontributin e tyre në gjithë këtë organizim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …