Brickos

Në Rahovec Mbahet Konsultim Publik për Projektplanin Lokal të veprimit për cilësi të ajrit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit, u mbajt konsultimi publik me qytetarë për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2023-2027, të organizuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Në këtë konsultim kanë marrë pjesë, Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Albnor Mullabazi, Grupi Punues i Hartimit të PLVCA-së, organizatat jo-qeveritare, ekspertë të fushave të ndryshme dhe qytetarë. Drejtori Albnor Mullabazi, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe grupin punues që kanë kontribuar në hartimin e këtij plani, dhe ka vlerësuar se me hartimin dhe miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit, do të definohen veprimet për menaxhimin e cilësisë së ajrit në nivel lokal. Të pranishmit kanë dhënë komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit, i cili është dokument planifikues-strategjik, për të adresuar zgjedhjen e problemeve të cilësisë së ajrit në nivel lokal për periudhën pesë vjeçare, 2023-2027.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …