Në Rahovec u mbajt konsultim publik për Projekt-Planin Komunal për Integritet 2022-2026

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit është mbajtur konsultimi publik me qytetarë për Projekt-Planin Komunal për Integritet 2022-2026, plan ky i cili është duke u bërë për herë të parë. Arben Gashi, kryesues i grupit punues për hartimin e Projekt-Planin Komunal për Integritet 2022-2026, ka bërë prezantimin e planit duke thënë se ky plani për Integritet është një dokument strategjik dhe operativ që konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për fuqizimin e integritetit institucional. Ky plan kuptohet si një respektim i drejtpërdrejtë i vlerave morale, standardeve profesionale dhe i rregullave të zbatueshme normative. Gjithashtu, plani ofron masa të mbështetura tek rreziku për të arritur objektivat e integritetit të Komunës. Vlerësimi i përgjithshëm i rrezikut të korrupsionit dhe formave të tjera të dëmtimit të integritetit, vlerësohet nga 1 në 100, si në tabelën e më poshtme: Rreziku me intensitet të ulët-mundësia e ndodhjes së korrupsionit ose formave tjera të dëmtimit të integritetit është shumë e vogël për shkak të masave ekzistuese të kontrollit; Rreziku me intensitet të mesëm – ndodhja e korrupsionit ose formave tjera të dëmtimit të integritetit është e mundur, por masat e kontrollit menaxhojnë këtë rrezik; Rreziku me intensitet të lartë-Korrupsioni ose format e tjera të dëmtimit të integritetit janë tashmë të pranishëm në këtë proces ose ka të ngjarë të ndodhin. Qytetarët që ishin të pranishëm në konsultim publik thanë se komentet, apo sugjerimet lidhur me këtë dokument i cili është i një rëndësie të madhe për komunën e Rahovecit, do ti dërgojmë përmes e-mailave të zyrtarëve përgjegjës.

Projekt-Planin Komunal për Integritet 2022-2026, mund ta gjeni të publikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/dokumente-ne-konsultim-publik/ .

Plani do të jetë në konsultim publik deri me datë  04.03.2022, komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen deri me 04.03.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët:  [email protected]; [email protected] dhe [email protected].

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …