Komiteti për Politikë dhe Financa në Rahovec mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2022

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF),  ka  mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “KRM Ekoregjioni” në Rahovec:

Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec;

Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);

Shqyrtimi i propozim vendimit për themelimin e Këshillit për fshatin Hoçë e Madhe;

Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratimin e vendimit për formimin e komisionit për vlerësimin e performancës së kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale;

Shqyrtimi i vendimit shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01472-3 në Zonën Kadastrale Rahovec;

Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510057-01997-10 dhe P-71510057-01997-11, zona kadastrale Rahovec;

Shqyrtimi i vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2021 në vitin 2022;

Shqyrtimi i propozim vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2022;

Shqyrtimi i propozim vendimit për subvencionimin e lindjeve për gratë–nënat banore të komunës së Rahovecit për vitin 2022;

Shqyrtimi i vendimit për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale;

Shqyrtimi i vendimit për emërimin e komisionit të ankesave për procesin e zgjedhjes së këshillave lokale;

Raporti nga Komiteti për Komunitete për vitin 2021;

Procesverbalet për mbajtjen e mbledhjes mund ti gjeni të publikuara në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …