Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, është bërë promovimi i librit “Yjet e Lirisë ” nga autori Sadik Krasniqi

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, për nderë të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është bërë promovimi i librit i autorit Sadik Krasniqi “Yjet e Lirisë”. Kryetari Latifi, i falënderoj të gjithë të pranishmit, me theks të veçantë autorin Sadik Krasniqi për promovimin e librit në komunën e Rahovecit si dhe ditën e zgjedhur për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po ashtu kryetari Latifi tha se do të jemi gjithmonë të hapur për këto veprimtari. Gjatë ceremonisë së promovimit të librit ” Yjet e Lirisë”, një fjalë rasti ka mbajtur redaktori, Imer Pantina, pastaj për rëndësinë e librit në fjalë ka folur recensenti, Dr.Muharrem Qafleshi. Po ashtu gjatë promovimit të librit, u interpretuan disa poezi e një pikë muzikore për 7 dëshmorët e fshatit Ratkoc. Ndërsa autori e këtij libri Sadik Krasniqi para të pranishmëve tha se: “Jam shumë i emocionuar që para jush po promovoj librin tim jo të fundit “Yjet e Lirisë” po ashtu Krasniqi tha se jam shumë falënderues, ndaj kryetarit Latifi, redaktorit, recensentit dhe të gjithë atyre për bashkëpunimin dhe mundësin që të botoj dhe promovoj librin tim. Në fund të pranishmëve ju dhurua nga një libër me nënshkrim të autorit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …