Në Ratkoc të Rahovecit u përkujtua dëshmori Lulzim Shaip Hoti

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë e miq, përkujtuan dëshmorin e lirisë, Lulzim Shaip Hoti nga Ratkoci. Kryetari Latifi tha se, Luli ishte i organizuar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, duke qenë njëri ndër bartësit e veprimtarisë së fshehtë atdhetare në Anadrini, po ashtu ndër djemtë që ka strehuar dhe furnizuar me armatime e municione luftën çlirimtare, e si luftëtar i UÇK-së, u plagos rëndë në betejën e 12 majit 1998, ku si pasojë e këtyre plagëve, u pavdekësua në kujtesën e brezave, pas çlirimit, më 9 nëntor 2005. Lavdi jetës dhe veprës së bashkëveprimtarit dhe luftëtarit të denjë të lirisë, dëshmorit Lulzim Hotit, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast!

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e KPF-së, e katërta për këtë vit

Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e KPF-së, e katërta për këtë vit. Mbledhjen …