Në “Rio 2016”, Kosovës i prin xhudistja Kelmendi

Në “Rio 2016”, Kosovës i prin xhudistja Kelmendi

Majlinda Kelmendi , kampionia e Botës në Xhudo, u ka prirë tetë garuesve të Kosovës në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike. Kosova që merr pjesë për herë të parë, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë. Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova. Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.

Kontrolloni gjithashtu

Niko Peleshi: Vendimi i Hagës i dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën kombëtare shqiptare

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, e ka cilësuar si të dhimbshëm vendimin e …