Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt Seanca Solemne për nderë të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt Seanca Solemne për nderë të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e tij kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ndër të tjera tha: Sot, kujtojmë me respektin më të madh ata të cilët janë meritorët e ditëve të lira që ne i gëzojmë sot, kujtojmë sakrificën e Ushtrisë tonë e luftën e paepur për lirinë e vendit. Në festa si kjo është e natyrshme të japim mesazhe e porosi, të cilat të shtyjnë përpara individualisht e kombëtarisht, në këtë pikë prapë duhet t’i kthehemi kujtesës, ta ruajmë amanetin e patretshëm për të ruajtur kombin e për të krijuar mirëqenie për Atdheun tonë! Po ashtu, Kryesuesi i Kuvendit z. Hajdar Sutaj, përshëndeti familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë.

Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!

Lavdi luftës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

E gëzofsh përjetë këtë ditë të madhe, Kosovë!

May be an image of 9 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …