Shoqata “Çamëria” Kosovë mbajti Kuvendin e Katërt Zgjedhor, Kryetar i Ri me vota unanime u zgjodh Besim Dinolli

Në prezencën e shumë anëtarëve të Shoqatës “Çamëria” Kosovë, të shtunën (17.02.2024) në 16-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë u mbajt Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Shoqatës, në të cilën delegatët me vota unanime zgjodhën për Kryetar z.Besim Dinolli, i cili nuk pati kundër kandidat. Të pranishëm ishin anëtarë të shoqatës nga diaspora, Lugina, Shqipëria.

Fjala e Kryetarit të nderit dhe Themeluesit të Shoqatës “Çamëria” Kosovë z. Nexhmi Muçiqi

“Si themelues i Shoqatës “Çamëria” Kosovë dhe tashmë kryetar nderi për katër vite, kur filluam këtë aktivitet me 21 shtator të vitit 2016 nuk e kemi menduar se do të vijë një ditë kaq madhështore dhe të kemi një përkrahje kaq të madhe si sot. Prandaj po bëhen gati tetë vite me aktivitete të shumta duke u kordinuar cdo herë me Tiranën zyrtare e në veçanti me z. Shpejtim Idrizi i cili na kshilloi na udhëzoi të punojmë dhe për këtë ne i jemi shumë mirënjohës.

Me siguri që kemi qenë të vetëdijshmë se kemi marrë një barrë të rëndë, ndoshta më të rëndën pas luftës së lavdishme të UÇK-së. Ishim të vetëdijshëm se proceset duhet të ecin paralel me proceset e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe ne nuk kemi dashur në asnjë mënyrë që t’i pengojmë apo të biem ndesh me to. Pra gjatë këtyre viteve jemi munduar aq sa kemi patur mundësi dhe njohuri që trevën tonë Çamërinë ta nxjerrim sado pak nga ai moçali i thellë. Nuk e di sa ia kemi dal ta përfaqësojmë edhe me institucionet vendore por edhe në Shqipëri, por unë besoj se na janë hapur dyert pasi mjaftueshëm dhe me argumente kemi arsyetuar veprimtarinë tonë senzibilizuese për qështjen çame.

Edhe pse ne si Shoqatë shumë herë kemi dal nga binarët institucional megjithatë ju jemi mirënjohës institucionave në Kosovë dhe Shqipëri që nuk na ndaluan. Prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë sepse jo vetëm se jemi të bindur por jemi të vetëdijshmë se Çamëria nuk ju takon vetëm çamëve por ne të gjithëve. Pra është problem më i madh dhe se nuk i takon vetëm një Shoqate apo një Qeverie, por ne të gjithëve. Dhe se ne po e tregojmë sot se kemi filluar shumë seriozisht të merremi me këtë qëshjte dhe se prania e juaj po e dëshmon një gjë të tillë.

E dyta dikush mund të thotë se zoti Muçiqi po i harron kritikat.  Unë nuk harroj asgjë dhe dua ti falenderoj edhe ata që na kritikojnë me siguri që edhe ne kemi bërë gabime gjatë këtij udhëtimi maratonik dhe se jemi të hapur të ballafaqohemi me secilin dhe të shofim se kur do të përmirësohemi të gjithë. Por besoj se një gjë e kemi bërë të mirë madje shumë mirë, sepse nuk kemi lejuar në asnjë mënyrë që kjo shoqatë të hyjë hipotekë e askujt.

Të gjitha i kemi bërë vetë, me gjepat e familjeve tona dhe besoj se kjo gjë e madhështon këtë senzibilzim të asja treve që tash e 120 vite po na kullon gjak dhe ne nuk po jemi në gjendja ta ndalim. E quajta gjakderdhje sepse Shqipëria e ka kot nëse nuk e shëron këtë arterje kryesore. Pra nga kjo artere kryesore që ka Shqipëria, Kosovën dhe Qamërinë një është në gjendje të rëndë. Dhe se Shqipëria nënë e dinë këtë shumë mire sepse pa Kosovë dhe Qamëri nuk mund të ketë Shqipëri. Fola me qëllim të shtetit shqiptarë amë e Shqipëria ime nënë nuk dua asnjëherë që ta marrim si tabelë qitëse por se Shqipëria duhet të jetë e vetëdijshme se të gjitha këto përpjekje dhe sakrifica tash e 120 vite po i bëjnë që Shqipërisë ti kthehet dinjiteti, që është më përgjegjësja për të gjithë ne gjë që e obligon edhe nga preambulla e saj që del nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Kur jemi tek obligimi më kujtohet amaneti i babit tim të ndjerë që thoshte se bashkimi kombëtar do të ndodhë kur këtë e kërkon Shqipëria nënë. Sepse ishte i bindur se nëna duhet t’i kërkoj bijtë dhe bijat e veta e pastaj nuk ka më forcë në këtë botë që mund të ndaloj të jetojmë bashkë.

Prandaj ju bëjë thirrje institucioneve në Kosovë, Shqipëri dhe klasës politike në Iliridë të bëheni burra të bëheni bashkë t’ia shtërngojnë duart njëri tjetrit dhe të na prijnënë procesin e bashkimit, sepse nuk e keni asnjë alternativë tjetër. Jemi dëshmitar se Kosova Lindore po bëhet Çamëri e Re dhe neve po na vdes para syve dhe ju merreni me egot e juaja të sëmura personale. Kur jemi te Kosova mirë bënë bota që përkujton ditët e gjenocidit, ndërsa ne kur e kemi ditën e përkujtimeve të gjenocidit ndaj shqiptarëve nga sllavo-fashistët grek por edhe të gjithë sllavëve në ballkan.

E para kjo duhet të miratohet me urgjencë në Prishtinë e Tiranë që të kemi një obiliskë kombëtar në mes të Prishtinës që kur të vijnë miqtë tanë ta vizitojnë dhe ta kenë parasysh historinë tonë të hidhur.

Ty Kosova jonë heroike e krenare qfarë po ndodhë me ty Kosovë. Sepse ky Kuvend ta fton Presidenten, Kryeministrinë, Kryekuvendarin dhe 90 deputetë shqiptarë dhe përgjegjja ishte PO ne do vinim me shumë kënaqësi por nuk guxojmë. E pra nëse ju nuk guxoni çfarë na mbetet neve si Shoqatë pos të mobilizohemi fort dhe ti dërgojmë njerëzit tanë në parlament sepse pastaj ne do të guxojm ta ngrehim zërin për përafrimin e shqiptarëve që të jetojm bashk. Ta ngrehim zërin për gjenocidet që na shkaktuan armiqtë tanë shekullor. Ne jemi të vetdijshmë se çfarë po flasim dhe se neve çdo ditë po na thojnë shokët tanë. Ore Nexhmi a e dini se sa po të çlirohet Çamëria ju do të përfundoni në Hagë. Po e dimë madje shumë mirë. Sepse i ndodhi Kosovës, Kosovës ia morën çlirimtarët të cilën i uroj që na sollën këtë ditë të madhe pra ditën e Pavarësisë dhe i inkurajoj që të bëhen të fort sepse lumi prap po kthehet në shtratin e vetë dhe se mbeturinat do t’i largojmë së bashku.

Ne e kemi të qartë dhe jemi të vetëdishmë se nëse është nevoja do të kalbemi nëpër burgje vetëm se Çamëria ta sheh dritën e lirisë. Në fund do të falenderoj miqtë ndërkombëtar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që na shpëtuan nga shfarosja në vitin 1999. Dhe ju jemi shumë mirënjohës që po vini dhe po na mësoni se si do të quhej drejtësia por për çfarë drejtësie po flasim. Ateherë si është e mundur që nuk e ngritët zërin kurr ndaj shqiptarëve të Qamërisë që nuk ju lejohet të kthehen në shtëpit e tyre dhe e gjithë kjo ndodhë në një shtet anëtare e Bashkimit Evropian, siq është Greqia.

Prandaj përveq që nuk na lejon kthimin në shtëpit tona e ka fut edhe ligjin e Luftës në fuqi dhe nuk ja hjek shtetit shqiptarë.

Ne nuk i fshehim qëllimet tona dhe sa herë dhe se herët apo vonë do të bindeni dhe vetëm atëherë kur shqiptarët do të kthehen në vatrat e tyre tek atëher do të ketë qetësi në këtë pjesë të Evropës dhe botës.

Kryetari i Ri i Shoqatës z. Besim Dinolli i falenderoj anëtarët e Shoqatës për mbështetjen pa hezitim. Ky besim më obligon tha ai të jem në ballë të detyrave në rrugëtimin e shenjtë për qështjen çame. Ju premtoj se dera ime do të jetë e hapur për bashkëpunim. Qëllimi ynë është që Shoqata “Çamëria” Kosovë të bart me vete angazhimin dhe mbështetjen e kauzës sonë për çamërinë, si kauzë kombëtare në përmasa të senzibilizimit të faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar. 80 vjetë pa shtëpi, pa dinjitet pa atdhe, 80 vite të pushtuar nga shovinistët grek. Tani me shpirt e zemër të themi Çamëri jemi me ty. Dhe shqiptarët të një trungu e atdheu, e kanë vëmendje dhunën dhe terrorin e shtypjes. Thuaj jo gjenocidit mbi çamërin. Përfitoj nga rasti t’iu uroj 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë t’i kujtojmë gjithë ata që ne sot ta gëzojmë lirinë të jetojmë e të punojmë lirshëm. Gëzuar Kosovë. Gëzuar edhe juve të nderuar delegatë e ju pjesëmarrës të këtij Kuvendi, tha në fund të fjalës së tij Kryetari i posazgjedhur z. Besim Dinolli.

Në mungesë të Kryetarit të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet zotëri Shpejtim Idrizi, Kuvendit me një fjalë rasti iu drejtua e autorizuara nga Kryetari, zonja Lumturije Hasa.

Gjithashtu në Kuvendin e Katërtë me fjalë rasti u paraqitën edhe Betim Mehmeti nga Ilirida, Nazmi Hajredini nga Kosova Lindore dhe Profesor Muhamet Rugova nga Gjakova.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …