Ndonëse me kontekst të ndryshëm historik dhe politik, Kosova dhe Tajvani ndajnë sfida të ngjashme në raport me fqinjët që kanë pretendime territoriale dhe ndikim të vazhdueshëm në siguri. Pavarësisht këtyre presioneve, të dy vendet kanë vazhduar të forcojnë ekonomitë e tyre dhe kapacitetet institucionale. Zëvendësministri i Jashtëm i Tajvanit, François Chihchung, ka deklaruar se Tajvani është i interesuar të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, duke e konsideruar këtë si formën më të përshtatshme të bashkëpunimit aktual. Ai theksoi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike nuk është e mundur për momentin, por shtoi se ekziston vullnet i fuqishëm politik për rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve. Sipas tij, Tajvani synon të kuptojë më mirë situatën ekonomike të Kosovës, në mënyrë që sektori privat tajvanez të investojë në vend. Po ashtu, ai shprehu bindjen se qytetarët dhe bizneset nga Tajvani do të shfaqin interes për tregun kosovar. Ndërkohë, nga 1 dhjetori 2024, Tajvani ka hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke njohur pasaportën kosovare dhe duke lehtësuar lëvizjen mes dy vendeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
