Në shënimin e 8-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vendoset përkrenarja e Skënderbeut në garnizonin “Skënderbej”

Në shënimin e 8-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vendoset përkrenarja e Skënderbeut në garnizonin “Skënderbej”

Në shënimin e 8-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, gjatë ditës së marte në garnizonin “Skënderbej”, është vendos një skulpturë e përkrenares së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Dhionis Dukoli, njoftoi Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Gjatë zbulimit të kësaj vepre arti, ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Dedë Prenga, autori i veprës, skulptori Dhionis Dukoli si dhe ushtarakë të tjerë. Në fjalën e saj ministrja Kodheli u shpreh, se  “vendosja e një vepre artistike, e cila është dhuruar nga një qytetar i nderuar, artist, i cili shprehu dëshirën që veprën e tij, përkrenaren e Skënderbeut, t’ia dhuronte Ministrisë së Mbrojtjes, veprim të cilin ne e mirëpritëm dhe me kënaqësi e vendosëm në një nga vendet më të dukshme brenda garnizonit “Skënderbej”. “I nderuar z. Dhionis, unë ju falënderoj nga zemra për përkushtimin, për bujarinë që keni treguar për dhurimin e kësaj vepre. Shpresoj që vepra juaj ka vendin e duhur, piedestalin e së cilës ne kemi ngritur dhe unë besoj fort që ju bashkë me ne të kujtoni për vite të tëra mbas kësaj dite, që ne jo vetëm e kemi vendosur emrin dhe do të vazhdojë të rri këtu, por e kemi bërë këtë në një ditë të shënuar siç është 8-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, theksoi Kodheli, e cila i dorëzoi një certifikatë mirënjohje skulptorit Dukoli.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …