Pacolli: Premtuan 250 mijë vende pune, nuk i realizuan

Pacolli: Premtuan 250 mijë vende pune, nuk i realizuan

Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka mbajtur të martën një ligjëratë para studentëve të Kolegjit Universum, me temën “Zhvillimi ekonomik, politikat zhvillimore dhe ndërmarrësia e suksesshme”. Ndër të tjerash, ai  para studenteve foli edhe për premtimet e qeverisë aktuale, si dhe për fondet e premtuara që do të themelohen. Sipas tij këto fonde nuk janë themeluar, dhe njerëzit nuk janë punësuar ashtu siç është premtuar. “Kanë premtuar edhe nga 250 mijë, 200 mijë vende pune. Dhe çka ndodhi? Asgjë nuk ka ndodhë. Realiteti është krejtësisht tjetër. Ne sot kemi praktikisht një kryeministër, i cili thotë se janë krijuar 40 mijë vende pune. Tjetri jep shifra kontradiktore thotë 20 mijë. Një tjetër ministër thotë 18 mijë janë. Asnjë nuk e  di. Unë ju them se nuk janë as 40 mijë, as 20 mijë, as 18 mijë. Ne nuk kemi krijuar vende të punës. Jemi në deficit me krijimin e vendeve të punës në krahasim me ardhjen e njerëzve të rinj në tregun e punës. Prandaj ne jemi në situatë kautike”, tha Pacolli para studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …