Në SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë u mbajt “Kuizi i Diturisë”

Në SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë të komunës së Deçanit, sot u mbajt “Kuizi i Diturisë”. Kuizi u organizua në nivel shkolle për klasat VI-të, VII-të, VIII-të dhe IX-të, pyetjet ishin të formuluara profesionalisht në gjashtë lëndë mësimore. E veçanta e kësaj ngjarje ishte se, i gjithë kuizi është realizuar përmes teknologjisë, udhëhequr nga profesoresha znj. Zejnije Haxhaj, koordinatore e shkollës. Klasa fituese doli klasa e shtatë. Zyrtarët nga DKA, Binak Prekalla dhe Ramiz Bajramaj vizituan shkollën gjatë mbajtjës së kuizit. Zyrtari Bajramaj u nderua me ndarjen e mirënjohjeve, nxënësve përfaqësues nga klasat fituese. Shkolla “Dëshmorët e Vokshit”, në menaxhim të drejtorit, z. Burim Hadergjonaj dhe gjithë stafit të shkollës, janë model se si duhet të punohet bashkë në një atmosferë shumë të ngrohtë ku nuk mungojnë sukseset. Falënderojmë komunitetin i cili çdo herë ka kontribuar me mjete të ndryshme, gjithmonë në të mirë të nxënësve.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …