Brickos

Në shkollat e komunës së Vitisë, po vazhdon testimi i nxënësve dhe personelit shkollor ndaj virusit Covid-19

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti, konkretisht stafi shëndetësorë i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), në bashkëpunim me shtabin komunal dhe Task Forcen e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), kanë vazhduar me testimin e nxënësve dhe personelit arsimor nëpër shkollat e komunës së Vitisë, për të ditur gjendjen e saktë të situatës me Covid-19 nëpër shkollat e kësaj komune. Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili, tha se kjo po bëhet me qëllimin me të mirë që të bëhet identifikimi i personave të prekur nga ky virus dhe të merren masat e duhur në parandalimin e përhapjes së saj. Ajo tha se përmes testimit të nxënësve dhe të personelit shkollor pos mbrojtjes së shëndetit publik bëhet parandalimi i mbylljes së mësimit pra me prani fizike dhe kalimit në mësim online.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …