Në shkollën fillore të mesme të ulët “Gëzim Hamza-Piktori” në Rahovec, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit Gëzim Hamza

Sot, në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Gëzim Hamza-Piktori” në Rahovec, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit Gëzim Hamza, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë. Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë, bustin e zbuluan trashëgimtari i emrit të dëshmorit, nipi Gëzimi, djemtë e dëshmorit, Lenhardi dhe Benjamini bashkë me ta edhe i pari i komunës, z. Smajl Latifi. Paraprakisht kryetari mbajti një fjalim duke folur për jetën dhe veprën e Gëzimit dhe që kujtimet për të do të jenë gjithherë në mendjen tonë dhe vepra e tij si njëri ndër udhëheqësit e UÇK-së në Rahovec, do të jetë gjithmonë në historinë e popullit shqiptar. Lavdi dhe gëzuar për bustin e dëshmorit Gëzim Hamza- Piktori.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …