Kapërdisja dhe arroganca nuk kanë aspak hije në përkujtimin e datave historike nga ikanakët, të cilët e kanë braktisur atdheun

Kapërdisja dhe arroganca nuk kanë aspak hije në përkujtimin e datave historike nga ikanakët,  të cilët e kanë braktisur atdheun. Mijëra shqiptarë kanë zbritur mbrëmjen e djeshme në qendër të Londrës për të festuar ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin. “Dailymail” shkruan se rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga qindra shqiptarë që valëvitnin flamuj dhe ndeznin fishekzjarre. Shqiptarët teksa me krenari festonin 28 Nëntorin nxorën nga garazhet makinat e tyre luksoze, teksa kanë ngritur “në këmbë” qytetin me zhurmën e burive. Policia Metropolitane konfirmoi se janë arrestuar disa shqiptarë, të cilët kanë hedhur fishekzjarre si dhe kanë qëlluar me shishe drejt policëve. Policia lëshoi një urdhër që shqiptarët të largoheshin nga rrugët e Londrës qendrore, por ata nuk i janë bindur urdhrit dhe kështu janë bërë disa arrestime për bllokimin e rrugëve dhe prishjen e qetësisë publike. Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregojnë demonstruesit shqiptarë që bëjnë paradë me makinat e tyre dhe flamujtë mes Londrës. Arroganca e tillë  sidomos në vendet mirëpritëse, që kanë dhënë kontribut të çmuar në çlirimin e shtetndërtimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …