Në Skenderaj, asnjë i infektuar me Corona Virus

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të komunës së Skenderajt, u diskutua lidhur me zbatimin e masave parandaluese të infeksionit COVID-19. Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj raportoi se e ka situatën nën kontroll dhe është duke ofruar shërbimet shëndetësore për të gjithë pacientët e komunës. “Fatmirësisht në komunën tonë nuk kemi asnjë të infektuar dhe as të dyshuar me këtë virus. Të dashur qytetarë, nëse vazhdoni t’i zbatoni masat e ndërmarra nga Komuna dhe Qeveria, t’i përmbaheni këshillave të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike ne do të kalojmë me sukses këtë sfidë”, u shpreh Kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari. Në anën tjetër linja telefonike falas 194 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që kanë shenja gripoze. Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus duhet të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 194 ose 038/200 80 800, pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF, ekipi mobil do të intervenojë shpejtë.

Pa frikë, por me kujdes të shtuar!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …