Në Skenderaj është mbajtur aktiviteti “Avancimet kulturore – profesor Ajet Beqiri”

Në vigjilje të 25 vjetorit të rënies, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Skenderajt, është mbajtur aktiviteti “Avancimet kulturore – profesor Ajet Beqiri”, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit Ajet Beqiri.

Në këtë aktivitet që është i përvitshëm, kanë marrë pjesë shumë nga shkollat e komunës, ku kanë garuar në fushat letërsi dhe art figurativ kurse pas përfundimit të tyre ato janë vlerësuar nga juria profesionale.

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, i cili ka thënë se ky aktivitet është vlerë për qytetin e Skenderajt, duke shtuar se fryma konkurruese e nxënësve dhe shkollave përmes këtyre garave shton konkurrencën dhe cilësinë në fushat e letërsisë dhe artit figurativ.

Në fund, pas vlerësimit profesional janë ndarë edhe çmimet për fituesit e aktivitetit të sivjetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …