Në përvjetorin e 25-të u përurua Muzeu i masakrës së Krushës së Madhe

Në përvjetorin e 25-të të martën në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i masakrës për 241 të vrarët në këtë fshat 25 vite më parë nga forcat terroriste serbe.

Ky projekt është i financuar nga Komuna e Rahovecit dhe Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Muzeu do të pasurohet me artefakte të mbledhura nga qytetarët e Krushës, që do të shërbejë si dëshmi e tmerrit dhe e barbarisë serbe në këtë fshat.

Punë të jashtëzakonshme për përfundimin e këtij muzeu dhe ekspozitën kanë bërë: profesorët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dr. Arsim Canolli, mentor i projektit të muzeut, dr. Tahir Latifi, bashkëpunëtor i angazhuar dhe dr. Shemsi Krasniqi, bashkëpunëtor i angazhuar së bashku me studentët e Departamentit të Antropologjisë – Fakultetit Filozofik, dr. Florina Jerliu, profesoreshë, bashkë me studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Ambasada e SHBA-së dhe MKRS-ja, drejtori Fazli Gajraku dhe bashkëpunëtorët e tij nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, para së gjithash, projektuesi i muzeut, arkitekti Arbër Zenuni, drejtorët Berat Duraku, Afrim Dina, menaxheri i projektit, arkitekti Jetmir Ukaj, kryetari i fshatit Selami Hoti, etnologu i palodhshëm Irfon Ramadani, aktivistët Sejfullah Sejfullahu, Xhevdet Krasniqi, Artan Zenuni, Muharrem Hoti, Berat Hoti, Isamedin Krasniqi, Rrezart Veseli, Fatmir Sejfullahu, Vahit Ramadani dhe aktivistë të tjerë të palodhshëm krushjanë, po ashtu, gatishmëria e mbi 200 të mbijetuarve të masakrës që rrëfyen për përjetimet nga tmerri që panë me sy, zyrtarët përgjegjës nga Komuna e Rahovecit, si dhe operatori ekonomik “Euroing” ShPK.

Në fund, në shenjë nderimi, me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues e ambasadorë të vendeve mike, e mysafirë të shumtë, bënë homazhe për 241 të vrarët në masakrën e Krushës së Madhe.

Muzeu i Masakrës do të mbetet përgjithmonë simbol i fuqishëm i kujtesës sonë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …