Në Skenderaj është shënuar Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Në Skenderaj është shënuar Dita Ndërkombëtare e Vajzave, ku Shkolla Profesionale “Qendra e Kompetencës” së bashku me mësimdhënëse të përkushtuara, kanë realizuar një diskutim për nderë të këtij shënimi. Në këtë takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrje, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha-Ademi, e cila i njoftoi për mbështetjen që Komuna e Skenderajt ofron për gratë dhe vajzat me grante dhe projekte të ndryshme. 11 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Vajzave dhe shënohet si shenjë mbështetjeje për vajzat në mbarë botën dhe përpjekjen e vazhdueshme për t’u rritur dhe për t’u shkolluar e ndërtuar karrierë në një drejtësi shoqërore.

May be an image of 7 people, people studying, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …