Ka përfunduar edicioni i 12-të i Festivalit Rapsodia Shqiptare

Në Skenderaj është mbajtur nata e tretë finale e Festivalit “Rapsodia Shqiptare” edicioni i 12-të. Pas tri netëve të Festivalit, fitues i çmimit kryesor nga juria profesionale u shpall rapsodi nga Kamenica Jeton Fetiu. Çmimin për fituesin e ndau përfaqësuesi i Familjes Jashari Bekim Jashari.

Festivali edhe në këtë edicion ka mbledhur shumë adhurues të muzikës rapsodike shqiptare, të cilët për tri net kanë shijuar paraqitjen brilante të rapsodëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Festivali Rapsodia Shqiptare organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Skenderajt mbështetur nga MKRS. Festivali këtë vit është përkrahur edhe nga sponsorë privatë.

Festivali “Rapsodia Shqiptare” është aktivitet tradicional që organizohet çdo vit në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, dita e Flamurit, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …