leoni

Bardhul Mahmuti

Bardhyl Mahmuti: Sulmi ndaj konsullatës turke në Prizren – Sulm kundër imazhit të Kosovës!

Përfaqësitë diplomatike të një shteti janë të pacenueshme dhe garantohen me të drejtën ndërkombëtare. Neni 22 i konventës së Vjenës lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare përcakton qartë pacenueshmërinë e ambasadave dhe përfaqësive tjera diplomatike dhe obligimeve që dalin për shtetin mikpritës për të garantuar këtë të drejtë të pacenueshme.

Të gjithë ata që kanë përcjellë rrjedhat e zhvillimeve politike në Ballkan e dinë fare mirë se që nga fillimi i luftës çlirimtare të Kosovës, Turqia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në favor të të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar të Kosovës. Si pjesë e NATO-s kreu obligimet që ia përcaktoi Komanda e Aleancës Veriatlantike ndërsa ndaj shqiptarëve të dëbuar nga regjimi serb tregoi një solidaritet të madh. Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën e pavarësisë, më 18 shkurti 2008 Turqia njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Nga kjo datë, Turqia ka qenë e angazhuar dhe ka lobuar në favor të Kosovës në të gjitha institucionet ku është pjesëmarrëse. Me të drejtë shtrohet pyetja se kujt i konvenon prishja e marrëdhënieve me Turqinë. Shqiptarëve jo se jo!  Flamuri turk, me të cilin identifikohen edhe pjesëtarët e minoritetit turk në Kosovë, është i lirë të përdoret dhe nuk mund të ketë datë në të cilin ky flamur të jetë i ndaluar. Hiq më pak në përfaqësitë diplomatike.  U takon institucioneve përkatëse të Kosovës të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për të ndriçuar këtë sulm, që është para se gjithash sulm mbi imazhin e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …