Në Skenderaj projekte të rëndësishme kapitale drejt përfundimit

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur takimin e radhës. Në hapje të takimit Nënkryetari Nura tha se Komuna e Skenderajt është në fazën kur punët në një sërë projektesh janë në fazën përfundimtare. “Projektet si rruga 17 Shkurti, Objekti i ri i QKMF-së, Objekti i ri i shkollës Dëshmorët e Qyqavicës dhe dhjetëra rrugë të lagjeve në qytet dhe fshatra janë në fazën përfundimtare të punimeve. Këto projekte dhe të tjerat që janë duke vazhduar, apo do të fillojnë shumë shpejt, janë investime strategjike të Komunës së Skenderajt në bazë të prioriteteve të mandatit qeverisës”, tha  nënkryetari Nura. Nura tha po ashtu se shumë shpejt do të nisin së realizuari edhe disa projekte të rëndësishme, duke përmendur fillimin e punimeve në objektin e ri të shkollës në Makërmal. Në takim drejtorët e drejtorive kanë raportuar për aktivitetet në fushën e financave, arsimit, shëndetësisë, kulturës, bujqësisë shërbimeve publike dhe inspektoratit. Nënkryetari Nura kërkoi angazhim shtesë në të gjitha fushat, sidomos në fushën e inspektoratit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …