Skenderaj vazhdon të jetë qytet i qetë

Mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ku u diskutua për: çështjet e sigurisë së përgjithshme, funksionimin e KLSP-ve dhe EVSB-ve, siguria në shkolla dhe përgatitjet për zgjedhjet nacionale. Në hapje të takimit Nënkryetari Nura u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin e institucioneve lokale me institucionet e sigurisë, duke theksuar se ky bashkëpunim ka dhënë rezultate pozitive pasi situate e sigurisë në Skenderaj vazhdon të jetë e qetë. Toger Basri Durmishi, komandant i stacionit të Policisë së Kosovës në Skenderaj tha se situata e sigurisë në Skenderaj është e qetë dhe stabile. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe ka rënie të numrit të incidenteve në përgjithësi, duke lavdëruar bashkëpunimin që ka Policia e Kosovës me Komunën e Skenderajt në këtë aspekt. Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në lidhje me funksionimin e Këshillave Lokal për Siguri Publike konstatoi se disa prej tyre janë shumë funksionale dhe po bëjnë aktivitete të rëndësishme. Ndërsa sa i përket Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, u kërkua aktivitet më i madh. Sa i përket sigurisë në shkolla, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi konstatoi se situata e sigurisë në shkolla është shumë e mirë, pasi bashkëpunimi ndërinstitucional në këtë fushë ka qenë i shkëlqyeshëm. Duke trajtuar këtë temë Nënkryetari Nura i informoj anëtarët e këshillit të sigurisë për marrëveshjen që ka nënshkruar Komuna e Skenderajt me institucionin parashkollor të komunitetit serb në Bajë për integrim në sistemin arsimor të  Republikës së Kosovës. Ai i informoj pjesëmarrësit në takim me bashkëpunimin që ka pasur deri të nënshkrimi i marrëveshjes, duke u shprehur shumë i kënaqur me arritjen e saj. Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka diskutuar edhe për përgatitjet që po bëjnë institucionet kompetente për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 11 qershor. Nënkryetari Nura sqaroi se Komuna e Skenderaj i ka ofruar kushte të përshtatshme për punë KKZ-së, si dhe hapësirën e mjaftueshme në kuadër të institucioneve publike të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …