Janë përkujtuar dëshmoret dhe martirët e fshatrave Lloqan  Carrabreg i Epërm dhe Lumbardh

Në 18 vjetorin e shënimit të 29 Majit, njërës ndër datat e rëndësishme të luftës Çlirimtare të Kosovës janë përkujtuar dëshmoret dhe martiret e fshatrave Lloqan, Carrabreg i Epërm dhe Lumbardh të komunës së Deçanit, pranë busteve dhe lapidarëve të dëshmorëve janë bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule.  Homazhe kanë bërë përfaqësues institucional, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të shumtë. Më këtë rast Dëshmoreve dhe martireve u është nda Dekorata e Heroit të Kombit ,,Shkëlzen Haradinaj’’nga kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj. Po ashtu në kujtim dhe nderim të dëshmorëve të kombit të fshatit Lumbardh është shfaqë Dokumentari “Misionari i veprave fisnike“ kushtuar Dëshmorit të kombit, Islam Tal Lekaj nga Lumbardhi, të autorit Islam Haxhiu me bashkëpunëtorët, Berat Haxhia, Neshet Rogova dhe Genc Malushaj. Gjithashtu në nderim te të rënëve për Liri, në Carrabreg është organizuar Aksioni për dhurimin e Gjakut, aksion ky tashmë tradicional i lokalitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …