Në Skenderaj u organizua punëtoria mbi mundësitë dhe sfidat në hartimin e buxheteve komunale dhe përfshirjen e perspektivës së buxhetimit gjinor

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm dhe Zyra për Barazi Gjinore në komunën e Skenderajt, në bashkëpunim me OSBE-në, kanë organizuar punëtorinë mbi mundësitë dhe sfidat në hartimin e buxheteve komunale dhe përfshirjen e perspektivës së buxhetimit gjinor. Gjatë kësaj punëtorie, kanë trajtuar pjesëmarrjen, gjithëpërfshirjen dhe transparencën e procesit buxhetor, si dhe fuqizimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Pjesëmarrësit gjithashtu kanë diskutuar për mundësitë dhe sfidat si dhe kanë shkëmbyer përvojat e tyre rreth procesit të hartimit të buxhetit të përgjegjshëm gjinor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …