Kuvendi Komunal i Skenderajt ka organizuar dëgjim buxhetor për vitin 2024

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka organizuar dëgjim buxhetor për vitin 2024, i fundit në ciklin e këtij dëgjimi, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile, shoqata të grave dhe qytetarë të tjerë. Kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, në hapje të diskutimit, ka thënë se me mbajtjen e këtij dëgjimi, Kuvendi Komunal po përmbush obligimin ligjor, ndërsa u ka bërë thirrje për kontribut me kërkesa dhe sugjerime, në mënyrë që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë gjithëpërfshirës. Kurse, drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka thënë se Ekzekutivi ka përfunduar ciklin e dëgjimeve në bashkësi lokale dhe fshatra, ku kanë marrë kërkesat e banorëve për investime kapitale, kurse sot edhe Kuvendit po i ipet mundësia që të kontribuojë në hartimin e buxhetit. Qytetarët pjesëmarrës të këtij dëgjimi kanë parashtruar disa kërkesa për investime në zonat e tyre të banimit.

May be an image of 9 people, people studying, bureau and office

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: SONTE SHPALLËM TË HAPUR EDICIONIN E 23-të TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e vetreanë të luftës, Këshill Organizues, dashamirës të artit …