Në Skenderaj u themelua shoqata e pylltarisë Qyqavica

Mbështetur nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Skenderaj u themelua shoqata e pylltarisë “Qyqavica”

Qëllimi i themelimit të kësaj shoqate është menaxhimi sa më i mirë i pyjeve të sektorit privat.

Sipas Drejtorit të këtij dikasteri në komunën e Skenderajt, z. Musa Lushtaku, themelimi i kësaj shoqate ka rëndësi të veçantë pasi ndihmon pylltarët të bëjnë organizimin institucional në shërbim të menaxhimit sa më të mirë të pyjeve të sektorit privat.

Skenderaj njihet si trevë e pasur me pyje në pronësi publike dhe private. Kjo pasuri duhet ruajtur edhe pse krahasuar me trevat tjera nuk është dëmtuar shumë nga prerjet ilegale.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …