Në Suharekë u hap ekspozita me fotografi “Adria Wealth & Myzeqeja Wealth 2016”

Në ambientet e Qendrës së rinisë “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë, u hap ekspozita me fotografi “Adria Wealth & Myzeqeja Wealth 2016”, me autorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kjo ekspozitë u hap në bashkëpunim të Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë të komunës së Suharekës dhe Bashkësisë së Fierit, përkatësisht Galerisë së Arteve në Fier. Ekspozita ka 25 fotografi nga vende të ndryshme te Shqipërisë dhe trojeve tjera shqiptare ndërsa në mesin e fotografive është edhe ajo e fotografit kosovar Egzon Rexha e cila zuri vendin e parë. Në hapje të ekspozitës morën pjesë edhe përfaqësues nga Bashkia e Fierit, emra të njohur të artit dhe kulturës nga Republika e Shqipërisë si dhe emra po ashtu të njohur në lëmin e fotografisë dhe artit edhe nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …