leoni

Adem Demaçi

Hashim Thaçi dhe Edi Rama kanë uruar veprimtarin Adem Demaçi në 81 vjetorin e lindjes

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim të tij ka uruar Adem Demaçin në 81 vjetorin e lindjes duke nënvizuar se Demaçi është shembull qytetar dhe ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem, ka shkruar Thaçi. Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi  e ka uruar Simbolin e Rezistencës kombëtare  Adem Demaçin, për ditëlindjen e 81-të. Rama e ka cilësuar Demaçin, hero të fjalës së lirë në Kosovë. “Sot, Adem Demaci, heroi i fjalës së lirë në Kosovë, mbush plot 81 vjet. Mirënjohje patriotit dhe humanisti”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti nga njohja reciproke kalon në favor të themelimit të Asociacionit të Komunave

 Ish-Kryeministri Avdullah Hoti akuzon qeverinë aktuale se ka ndryshuar kornizën e dialogut duke larguar fokusin …