Në Suhareke u mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e radhës e KPF-së, për këtë vit

Anëtarët e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa ) të Komunës së Suharekës, kanë mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë e radhës  ku kanë diskutuar  për: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit të ankesave për emërtimin e rrugëve; Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për emërtimin e zonave të qarkullimit publikë; Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin e zjarrfikëseve nga shërbimet mjekësore parësore; Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-020-8571, tё datës 26.02.2018; Informatë për administrimin e  buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Shtator-2018; Shqyrtimi i projekt-rregullores për tatimin e pronës së paluajtshme. Të gjitha pikat kanë kaluar me pak diskutime për secilën pikë  dhe janë përkrahur unanimisht nga të pranishmit dhe janë përkrahur për të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …