Në Suharekë u mbajt takimi për përmbylljen e Projektit: “Sistemi i unifikuar i adresave”

Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Malgorzata Skocinska, përfaqësuesit nga Agjensioni Kadastral  i Kosovës, Blerina Kurti dhe Berat Preniqi,  Kompania “Sinjalizimi”  nga Suhareka,  dhe  Drejtoria Komunale  për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në Suharekë, kanë biseduar të mërkurën rreth përmbylljes së Projektit:  “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Suharekës. Ne këtë takim znj. Skocinska, ka lavdëruar punën e bërë në Komunën e Suharekës, pasi siç ka theksuar ajo “keni bërë punë të mirë dhe të suksesshme, për çka ju përgëzoj”, kurse në emër  të kryetarit të komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ka përshëndetur  dhe njëkohësisht ka falënderuar  për përkrahje Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës. Ndërsa për punët qe janë bërë deri tash në terren, ka elaboruar Drejtori  Komunal  për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis  Kushtrim Kicaj. “Konform  projektit janë vendosur të gjitha tabelat e parapara. Që ky projekt të ketë një formë përmbajtësore ne do të donim të vazhdonim me vendosjen e numrave nëpër hyrje, ku  në bazë të regjistrit të sistemit të adresave për momentin janë diku 15.900 hyrje ( bazuar në ortofoton e vitit 2012). Nga Drejtoria për Urbanizëm u kërkua të shikohet mundësia e financimit të Projektit nga BE-ja, në një vlerë të përafërt  prej 75 mijë euro.  Përveç tjerash u theksua se edhe Komuna mund të jetë si bashkëfinancuese e këtij Projekti. Gjatë takimit u diskutuan edhe ankesat e qytetarëve që kanë arritur gjatë procesit të vendosjes së tabelave, për çka u tha se është formuar një komision  i cili do të shqyrtojë ankesat konform ligjit për sistem të adresave.

Vlerësim i përbashkët i këtij takimi ka qenë se realizimi i projektit :  “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Suharekës është kryer shumë mirë nga të gjithë  ata që kanë qenë  pjesë e realizimit të tij. Financuese e projektit: “Sistemi i unifikuar i adresave” ka qenë  Zyra e BE-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …