FEA do të përkrahë ndërtimin e shtegut të atletikës në Malishevë

Zëvendës presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, ka qëndruar të mërkurën në Komunën e Malishevës, ku është pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë takim është premtuar përkrahjen për ndërtimin e shtegut të atletikës në Malishevë.

Në këtë takim, mori pjesë edhe Halil Sulejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, Adrian Mazreku, anëtar i kryesisë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi.

Fillimisht, kryetari Begaj, e njoftoi të dytin e atletikës në Evropë, Karamanirov, lidhur me përpjekjet e komunës, për investime ne sport dhe përkrahjen e sportistëve të rinj. “Komuna është duke u angazhuar maksimalisht, që brenda mundësive, të krijojmë kushte për zhvillimin e sportit, përfshi edhe atletikën. Kemi mjaftë të rinj të cilët merren me atletikë dhe ka qenë kërkesa dhe nevoja e tyre, që ne të marrim iniciativë, për ndërtimin e shtegut të atletikës, me qëllim të zhvillimin të këtij sporti tek ne”, ka thënë Begaj.

Ndërsa, zv/presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, shprehi kënaqësinë e tij për vizitën e parë në Malishevë, dhe e përgëzoi komunën për këtë iniciativë, për ndërtimin e shtegut të atletikës. “Kosova ka një potencial të madh për zhvillimin e atletikës, por këtu mungon infrastruktura. Jam shumë i kënaqur që ju si komunë, keni marrë iniciativën për ndërtimin e shtegut të atletikës dhe për këtë e keni edhe përkrahjen tonë. Federata Evropiane dhe ajo Ballanike e Atletikës, do t’ju përkrahin në ndërtimin e shtegut”, tha zv/presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov.

Edhe kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sulejmani, shprehi falënderimin e tij, në raport me Federatën Evropiane të Atletikës, për gatishmërinë për përkrahjen e dhënë. “Ne kemi një rini shumë të shëndoshë dhe kemi nevojë për përkrahje”, tha Sulejmani.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …