Patundshmëritë në emër të ish-Jugosllavisë e të Serbisë janë prona të Kosovës

Patundshmëritë në emër të ish-Jugosllavisë e të Serbisë janë prona të Kosovës

Në bazë të një vendimi, të marrë nga Qeveria e Kosovës, të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, që ndodhen në vendin tonë, do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës. Vendimi është nënshkruar nga kryeministri, Isa Mustafa. Agjencia e Kadastrit është autorizuar të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor. Ky vendim është marrë shkas që sot përfaqësues të serbëve të Kosovës të udhëtojnë në Beograd, për të biseduar në të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka cilësuar si të paligjshëm, të papranueshëm dhe pa asnjë rëndësi ligjore vendimin e Qeverisë së Kosovës për t`i regjistruar si prona të vendit të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe të  ish-Republikës Socialiste të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …