Në Vajnik të Skenderajt është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit Skender Skenderi

Sot në Vajnik të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit Skender Skenderi, në një manifestim që është mbajtur për nderë të ditës së shkollës, si dhe në 24 vjetorin e rënies së heroit për lirinë e Kosovës. Në këtë shënim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjenerali Sami Lushtaku, drejtorët komunal, komandantë të UÇK-së, deputetja e Parlamentit Ganimete Musliu, bashkëluftëtarë, qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës. Kryetari Nura në fjalimin e tij me rastin e ditës së shkollës, ka thënë së është nderë për të që të marrë pjesë në kremten e shkollës dhe në mënyrë të veçantë në zbulimin e bustit të dëshmorit Skender Skenderit. Vlenë të përmendet se vitin e kaluar kreu i Komunës kishte premtuar ndërtimin e bustit për heroin e Kosovës, kurse sot ai premtim u bë realitet. Meqë sot është shënuar edhe dita e shkollës, nxënësit kanë shfaqur një program artistik, ku kanë marrë pjesë një numër i qytetarëve.

May be an image of 7 people, statue and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …