Në vigjilje të 10-vjetorit të themelimit të Nismës Socialdemokrate, kryetari, Fatmir Limaj, ka takuar aktivistët në Malishevë

Në vigjilje të 10-vjetorit të themelimit të Nismës Socialdemokrate, kryetari Fatmir Limaj, ka takuar aktivistët në Malishevë dhe drejtuesit e udhëheqjes komunale në krye me kryetarin Ekrem Kastrati. Limaj me aktivistët e Nismës kanë biseduar për rrugëtimin e tyre politik, sfidat dhe projektet, për të cilat lideri i kësaj partie ka theksuar se: “bashkërisht i arritëm për një dekadë së bashku”. Më 24 shkurt Nisma Socialdemokrate feston 10-vjetorin e themelimit. Limaj së bashku me Jakup Krasniqin dhe bashkëpunëtorë të tjerë themeluan këtë subjekt politik pas ndarjes nga PDK-ja . Nisma ishte më herët pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e qeverisjes qendrore në vend, ndërsa aktualisht udhëheq me Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …