Albin Kurti, Elbert Krasniqi e disa kryetarëve të komunave, diskutuan për regjistrimin e popullsisë dhe problemit me qentë endacakë

Albin Kurti, Elbert Krasniqi e disa kryetarëve të komunave, diskutuan për regjistrimin e popullsisë dhe problemit me qentë endacakë

Në takimin e mbajtur sot mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe disa kryetarëve të komunave, është diskutuar lidhur me regjistrimin e  popullsisë dhe zgjidhja e problemit për qentë endacakë. Kryeministri Kurti tha se në këtë takim u diskutua  për dy çështje të rëndësishme dhe urgjente sipas tij, duke përmendur regjistrimin e popullsisë i cili do të nis në fillim të muajit prill. Për këtë, Kurti tha se politikë-bërja e bazuar në të dhëna është e rëndësishme si për nivelin qendror ashtu edhe për atë lokal, për çka iu bëri thirrje komunave për bashkëpunim sa më të mirë me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë. Përveç kësaj, si çështje urgjente për të diskutuar, Kurti vlerësoi problemin e vazhdueshëm me qentë endacakë, duke nënvizuar se kjo situatë është shqetësuese për të gjitha komunat.

Kontrolloni gjithashtu

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin për Siguri e Mbrojte, ka shkaktuar tensione

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin për Siguri dhe Mbrojte, …