Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë, Xhesika Blitt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë, Xhesika Blitt, me të cilën ka biseduar rreth aktualitetit politik në vend dhe thellimit të partneritetit në mes të dy shteteve. Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të përkushtohet në krijimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me të gjitha shtetet mike të vendit tonë”. Ambasadores Blitt i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë, dhënë për Kosovën, sidomos në rrugëtimin e shtetit tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në këtë takim, theksova se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të përkushtohet në krijimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me të gjitha shtetet mike të vendit tonë”, ka shkruar Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …