Në vigjilje të Pavarësisë po mbahen aktivitete të shumta në Malishevë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës, janë duke u zhvilluar aktivitete të shumta. Aktivitetet e ditës së premte, kanë filluar në shkollat e Komunës së Malishevës, ku mësimdhënësit, në të gjitha shkollat, orën e parë të mësimit ja kanë kushtuar 17 Shkurtit, ndërsa dy shkolla i kanë shënuar ditët e tyre, ajo “17 Shkurti” në Banjë dhe “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, përderisa edhe në fushën e kulturës dhe sportit, janë duke u zhvilluar disa aktivitete. Në shënimin e ditës së shkollës në ShFMU “17 Shkurti” në Banjë, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, të cilët i kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e shënimit të ditës së shkolla, e cila mbanë emrin e datës së shpalljes së Pavarësisë. Edhe në Kijevë, në ShFMU “Kajtaz Ramadani”, është shënuar dita e shkollës. Në të dy shkollat, drejtorët përkatës, kanë folur për historikun e shkollave të tyre, si dhe janë shfaqur programe artistike. Aktivitetet gjatë ditës së sotme, vazhdojnë me garat sportive, të cilat janë duke u mbajtur gjatë tërë javës dhe organizohen nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …