Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kosova në vazhdimësi ka rezistuar kundër pushtuesve dhe kurdoherë ka ruajtur idealin e lirisë dhe pavarësisë

Në një intervistë për TV-Dielli, kryetari i Këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i SHP të UÇK-së dhe ish-kryekuvendar i Kosovës  ka folur për rrugën dhe përpjekjet e saj shekullore për të fituar lirinë dhe pavarësinë. Ai ka saktësuar se Kosova në vazhdimësi ka  rezistuar kundër pushtuesve dhe kurdoherë  ka ruajtur si çështje parësore  idealin e lirisë dhe pavarësisë.   Kontributin më të madh çlirimit dhe pavarësisë së vendit ia ka dhënë lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e viteve 1998-1999, popullata liridashëse, e cila iu përgjigj shembullit heroik dhe kushtrimit të Legjendarit Adem Jashari, si dhe një pjesë asokohe me shumë rëndësi e ndikim e faktorit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në krye, të pasuara nga vendet anëtare të  NATO-s.

Ish-kryekuvendari, Krasniqi ka folur edhe për  të arriturat në Kosovën e pas luftës dhe veçmas për ato pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2018 në ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Shtetit, njohjes së vendit tonë nga 116 shtete të botës, zhvillimin e ekonomik edhe pse jo të kënaqshëm. Z. Krasniqi ka kritikuar klasën politike, e cila ka mundur të bëjë më shumë,  por duke qenë e ndarë dhe e përçarë nuk ka arritur t’  i përgjigjet si duhet kërkesave të qytetarëve të vendit dhe shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …