Në Viti u mbajt konferenca me temë: “Roli i Shkollës në Edukimin për Barazi dhe të Drejta Pronësore”

Në Viti të hënën është mbajtur një konferencë në të cilën në panel është diskutuar për “Rolin e Shkollave në Edukimin për Barazi Gjinore dhe të Drejta Pronësore”. Të pranishëm ishin përfaqësues të USAID-it-Programi për të Drejtat Pronësore, udhëheqës komunal, drejtor të drejtorive, drejtor të shkollave dhe mësimdhënës, si dhe përfaqësues të organizatave e shoqatave të tjera që veprojnë në komunën e Vitisë. Duke folur në këtë konferencë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti , tha se kjo ngjarje e cila na ka bërë bashkë sot, padyshim se është një ngjarje me rendësi te madhe ne aspektin e emancipimit të vet shoqërisë dhe te respektimit të Lirive themelore dhe te Drejtave te Njeriut. “Këto ditë, Komuna Vitisë ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve të fushatës “16 ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, një fushatë globale që organizohet çdo vit. Sot në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, gëzohem shumë që ne si Institucione Komunale, së bashku me USAID-in, kemi zgjedhur pikërisht ketë ditë për të promovuar Rolin e institucioneve Shkollore në edukimin për barazi gjinore dhe të drejtat e barabarta në pronë“, ka thënë kryetari Haliti. Në këtë konferencë, foli edhe Brian Kemple, drejtor për të Drejtat pronësore, projekt ky që financohet nga USAID-i amerikan, ndërkaq ka folur edhe Lirije Kajtazi, anëtare e komisionit për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore të Kuvendit të Republikës së Kosovës , si dhe Merita Limani, Specialiste për Barazi Gjinore dhe të Drejta Pronësore, USAID PRP. Ndërkohë që për të drejtat e njeriut në nivel të komunës, një raport më të detajuar e ka prezantuar Flamur Zeqiri, zyrtarë për të Drejta të Njeriut në komunën e Vitisë. Të pranishmit në këtë konferencë, në pjesën e dytë kanë parashtruar disa pyetje, ndërkaq në fund u konkludua se në aspektin e të drejtave të njeriut, është arrit progres, kurse ajo e të drejtave pronësore mbetet sfidë për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …