Diskutohet strategjia komunale për personat me aftësi të kufizuara dhe plani i veprimit

Këtë të hënë në Ferizaj është mbajtur diskutim publik për strategjinë komunale për personat më aftësi të kufizuara dhe planin e veprimit. Hapjen e këtij diskutimi e bëri Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi me ç’rast, këtë strategji e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme. “Një strategji shumë e rëndësishme për këtë kategori, por edhe qytetarët e komunës së Ferizajt. Procedurat nëpër të cilat ka kaluar kjo strategji ka qenë edhe pikë e rendit të ditës në seancën e fundit, ku është aprovuar nga anëtarët e Kuvendit që të diskutohet në këtë diskutim publik, të kaloj në komisionin e akteve juridike, që në rast se është e nevojshme edhe të plotësohet në aspektet ligjore, pastaj të miratohet në Kuvend gjatë këtij muaji”, tha Gashi-Bytyci. Ndërsa menaxherja e ”Handikos” Xhemile Murseli, ka thënë se ky dokument është në kuadër të proceseve të “Handikosit”, në përpjekje të asaj që të realizohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. “Mendoj se kjo strategji do të përcaktoj një vizion se si komuna e sheh deri pas 5 viteve fushën e aftësisë së kufizuar, në bazë të këtij dokumenti aftësia e kufizuar do të trajtohet në të gjitha fushat si arsim, shëndetësi, e të tjera. Po ashtu, në nivel lokal ajo do të lehtësoj zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi”, u shpreh Murseli. Në këtë diskutim publik pati edhe diskutime të ndryshme të cilat u tha se do të inkorporohen në strategjinë komunale për personat më aftësi të kufizuara. Strategjia komunale për personat më aftësi të kufizuara dhe plani i veprimit pritet të miratohen ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës gjatë këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …