Në votime mbi 330 qytetarë në Turjakë dhe Lubizhdë për Këshillin Lokal

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal për Turjakë dhe Lubizhdë, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këshillit, si dhe kryetari e nënkryetari. Kryetar i Këshillit Lokal është zgjedhur Elmi Kastrati ndërsa nënkryetar Zijadin Paqarizi. Pjesëmarrje Masive në votime me mbi 330 anëtarë, u zgjodhën edhe nëntë anëtarë te kryesisë së këshillave të tyre që përbëhet me 5 anëtarë nga Turjaka dhe 4 anëtarë nga Lubizhda. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.

May be an image of 8 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Një rrugë e re për tek mrekullia jonë natyrore “Ujëvara e Mirushës”

Zotimet e kryetarit Kastrati për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme e për të krijuar lehtësira …